6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Gjermania thotë se kriza e koronavirusit mund të zgjasë deri në dy vjet

Rekomandime

Agjencia e Shëndetit Publik në Gjermani ka paralajmëruar se kriza e koronavirusit mund të zgjasë deri në dy vjet.

- Advertisement -

Instituti “Robert Koch”, që është agjenci federale përgjegjëse për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve, e dha këtë deklaratë të martën, kur edhe e ngriti shkallën e rrezikut nga “e mesme” në “e lartë”.

Kjo masë erdhi pasi kancelarja gjermane, Angela Merkle, njoftoi dje se do të ndalohen tubimet në kisha, xhami dhe sinagoga dhe do të mbyllen dyqanet e prodhimeve jo të domosdoshme dhe parqet e lojërave.

Instituti “Robert Koch” tha se pandemia e koronavirusit mund të zgjasë 24 muaj për shkak se pandemitë zakonisht përhapen valë-valë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Sipas drejtorit të këtij instituti, Lothar Wieler, kohëzgjatja e virusit varet nga numri i njerëzve që bëhen imunë ndaj sëmundjes, sa infektohen dhe sa kohë do të nevojitet për zbulimin e një vaksine.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë që disa prej masave parandaluese të mbeten në fuqi përgjatë tërë kësaj periudhe kohore.

- Advertisement -

Deri më tani, në Gjermani janë konfirmuar rreth shtatë mijë persona të infektuar me koronavirus dhe 14 kanë vdekur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit