Një person ka dhuruar 1250 euro për 125 çanta për fëmijët jetimë.
Kështu është bërë e ditur në një postim në Facebook nga aktivisti Liridon Kurti i cili tha se nuk mund të mos e publikonte një veprim të tillë.
Ai tha se e e veçanta e këtij donacioni është që edhe donatori është rritur jetim dhe nuk e ka harruar gjendjen në të cilën ka qenë më herët.
Postimi i plotë:
Zakonisht shumica e donatorëve po insistojnë mos me i publiku, por kësaj rradhe nuk mundem pa e publiku.
Ky mesazh sa më gëzoi po aq edhe më emocionoi.
Një donator do të dhurojë 1250 euro për 125 çanta për jetimat.
E veçanta e këtij donacioni është që edhe donatori është rritur jetim dhe nuk e ka harruar gjendjen në të cilën ka qenë më herët.