2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Gjesti madhështor i çiftit austriak, ushqejnë 70 familje në Kosovë

Rekomandime

Një çift austriak, ka ndihmuar mbi 70 familje skamnore në Suharekë, ku ka sjellë pako ushqimore për ta

- Advertisement -

Çifti Claudia dhe Andreas Jungwirth, nga Austria të shoqëruar edhe nga dy të rinjë po kështu nga ky shtet, kanë takuar sot kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, ku i kanë bërë të ditur se kanë sjell ndihma ushqimore për familjet në nevojë në këtë qytet.

Andreas Jungwirth, pas luftës, në Kosovë ishte ushtarak i KFOR’it austriak i cili shërbeu në Kampin ‘Casablanka’ në Shirokë të Suharekës në vitin 2003 dhe ai së bashku me bashkëshorten e tij Claudia ka disa vite po e viziton Kosovën dhe po ndihmon familjet skamnore.

Së fundi çifti nga Austria kanë sjellur mbi 70 pako ushqimore për familjet në nevojë dhe kanë premtuar se do të ndihmojnë edhe familje të tjera.

- Advertisement -

Komuna e Suharekës i ka shprehur falënderim për angazhim çiftit Jungwirth, të cilët janë shprehur të gatshëm tash e sa vite që të ndihmojnë shtresat e varfra në Kosovë

Ndërkaq edhe në Facebook, Andreas Jungwirth ka publikuar imazhe gjersa shpërndajnë pako ushqimore për familjet skamnore

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit