1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjetjet skandaloze: Si përfunduan raportet e UNMIK-ut në studiot e Sputnikut rus?

Rekomandime

Portali rus Sputnik dega në Serbi, me datë 9 dhjetor postoj një lajm rreth të ashtuquajturës “shtëpi e verdhë”, ku kishte bashkangjitur një Raporti të UNMIK-ut, në të cilin Sputnik kishte qasje.

Mediat ruso-serbe në vazhdimësi janë duke treguar se si faktorët politik serbo-rus kanë shfrytëzuar raportet e UNMIK-ut për arritjen e qëllimeve të tyre.

- Advertisement -

Derisa UNMIK ka mbetur një organizate e margjinalizuar ne Republikën e Kosovës pa ndonjë rol, Rusia nëpërmjet OKB ka fuqizuar rolin e saj, dhe nxjerrja e këtyre dosjeve ne median shtetërore ruse len dyshime edhe për përfshirje direkte ne keqpërdorime te resurseve dhe arkivave te UNMIK nga shërbimet ruse nëpërmjet zyrtarëve të tyre aty!

Krejt kjo me qellim te dobësimit te shtetit te Kosovës nëpërmjet njollosjes së themelit të saj, prijësve të UÇK dhe luftës së pastër të popullit të Kosovës kundrejt agresorit serb.

- Advertisement -

Kjo vërtetohet edhe me rastin e fundit kur portali rus Sputnik dega në Serbi, me datë 9 dhjetor postoj një lajm rreth të ashtuquajturës “shtëpi e verdhë”, ku kishte bashkangjitur një Raporti të UNMIK-ut, në të cilin Sputnik kishte qasje. Raporti i postuar në lajm ka disa faqe, dhe është i përkthyer në gjuhen serbe, transmeton Syri.

Kujtojmë edhe rastin kur zyrtari i UNMIK-ut i dyshuar po ashtu si pjesë e shërbimit sekret rus GRU Krasnochenkov, si pjesë e UNMIK-ut, kishte ndihmuar serbët në ndërtimin e barrikadave në veri të Kosovës, duke penguar forcat e rendit të RKS në kryerjen e detyrave të tyre. Aso kohe Krasnochenkov, kishte ikur nga Kosova për në Serbi, kinse për shërim, dhe nuk dihet me asgjë për vendndodhjen e tij.

- Advertisement -

UNMIK në vazhdimësi ka tentuar t’i përgënjeshtrojë raportimet e mediave se është duke u shfrytëzuar nga shërbimet e sigurisë së Rusisë.

Atëherë si përfunduan këto dokumente në duart a Sputnikut?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit