Një polic i Kosovës në Gjilan ka mundur ta pësojë dje shumë keq gjersa po patrullonte në një pikë kontrolli.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke lëvizur me motor nuk është ndaluar në pikë kontrolli të policisë,
Duke ikur, ai ka goditur zyrtarin policor i cili ka pësuar lëndime të lehta.
Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti i shkon në procedurë të rregullt.