7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

LAJMI I FUNDIT: Behgjet Pacolli arrin në aeroportin e Prishtinës

Rekomandime

Ish-presidenti i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka ateruar në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.Pacolli do të kontrollohet nga ekipe mjekësore e policore, e sipas këshilltarit të tij, Naim Murselit, Pacolli menjëherë pas kontrolleve mjekësore do të shkojë në rezidencën e tij në Hajvali.

- Advertisement -

Kthimi i Pacollit në Kosovë është kthyer në një dramë politike, pasi Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar atë se nëse hyn në Kosovë, do t’i nënshtrohet masave të karantimit, sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Në aeroport, Behgjet Pacollin e priti edhe kushëriri i tij, Rrahim Pacolli, njëherit edhe zyrtar i AKR’së.I pyetur se a do të karantinohet në Qendër të Studentëve, Rrahim Pacolli, ka thënë “është duke ardhur për të shkuar në shtëpinë e tij”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit