12.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Gjilani në 2 ditët e fundit s’ka asnjë rast të ri me COVID, nga 24 të infektuarit 17 janë shëruar

Rekomandime

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se në dy ditët e fundit, nuk ka asnjë rast të ri me COVID19.

- Advertisement -

Ndërsa ai ka bërë të ditur se nga 24 rastet që kanë rezultuar pozitiv, 17 janë shëruar plotësisht.

Ky është postimi i tij i plotë:

#Dita34. Fatmirësisht, Gjilani nuk ka shënuar asnjë rast të ri me #Covid19 në dy ditët e fundit. Nga 24 rastet brenda kësaj kohe, 17 janë shëruar plotësisht, ndërkaq shtatë të tjerë janë pa simptoma e pa probleme të theksuara shëndetësore.

- Advertisement -

Jam shumë i lumtur që masat e prezantuara nga Komuna e Gjilanit në këto 34 ditë, kanë dhënë efektin e madh të parandalimit të përhapjes.

Ndërkohë, pako e masave të reja është zbatuar në plotni. Apeloj qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave të shtetit sepse, po e përsëris, mund t’i vije puna që pandeminë ta kaloni në burg. #rriNshpi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit