14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Gjinovci: Molliqaj nuk është as VlKTlMË e as HERO, publiku e pa kush jep shuplaka si mafioz

Rekomandime

Dje gjatë protestave Dardan Molliqaj shihej duke e goditur me shuplakë një polic të Kosovës.

Rron Gjinovci nga Shoqëria Civile ka thënë se, gjithçka është parë andaj Dardan Molliqaj nuk ka nevojë të VlKTlMlZOHET sepse tashmë edhe publiku e ka të qartë se ai është në telashe.

- Advertisement -

“Publiku më nuk mendon se ai është viktimë, as hero, as faktor, ai është thjesht dikush që duhet me u përgjigj para organeve të drejtësisë për sulm ndaj personit zyrtar”, ka shkruar Gjinovci.

Shkrimi në Facebook:

Pse nuk funksionoi shuplaka e Dardan Molliqajt?

- Advertisement -

1. Dardan Molliqaj dhe militantët e tij prej fillimit të mbërritjes te dera e Qeverisë e kanë provoku policinë. Kjo është një taktikë e moçme e VV-së e cila është përsosur në kohën kur DM ka qenë Sekretar Organizativ. Në atë kohë ne e kemi provoku policinë por e mbaj mend si sot, që direktiva gjithmonë ka qenë që fizikisht mos me i sulmu policët por vetëm me i sfidu, pra duke i shty ose duke i pengu me kry detyrën, ashtuqë mandej ata me e fillu arrestimin dhe përdorimin e forcës së teprume, gja që e kanë hangër si karrem vazhdimisht. Mirëpo me goditë policin, aq ma tepër kur ai është në gjendje qetësie, nuk ka qenë asnjëherë mënyrë e sjelljes së aktivistit të VV. Kjo (goditja ndaj policit apo gjuajtja ndaj tij) ka mujt me ndodh vetëm nëse situata ka eskalu kur policia ka përdor gaz lotësjellës, shkopinj gome, e mjete tjera të dhunës, të cilave në afekt personat e ndryshëm u janë përgjigjë me forma të ndryshme, dhe kjo ka ndodhë vazhdimisht.

Në protestën e së shtunes, provokimin DM e ka fillu me fjalim, ku i jep ultimatum policisë me u largu nga hyrja duke gënjy se në protestën e së mërkurës ata nuk kanë qenë aty (që demantohet nga fotoja që e kam bashkangjitë).

- Advertisement -

2. Bashkë me militantët kanë fillu me shty policinë, por me gjithë situatën e tensionume policia nuk ka ndërhy, sidomos duke pasë parasysh numrin e protestusve që sillej prej 1500-2000. Në këso situata policia ndërhyn gjithku në botë sepse rreziku është i madh.

3. DM në tension e sipër e godet me shuplakë policin.

4. Edhe pas goditjes, policia vendos me u tërheq disa shkallë për me ia mundësu mbajtjen e fjalimit, ndonëse jo sipas kushtit të tij siç tha ai “të panegociuseshëm” që policia të largohet tërësisht nga hyrja.

Pse gjithë kjo tolerancë e policisë? Sepse DM ka harru që Ministër i Brendshëm është Xhelal Sveçla, i cili e njeh mirë taktikën e DM të cilën e ka realizu edhe vet disa herë. Shihet qartë që policia ka shku kundër protokolleve të veta, sepse ka pasë urdhër të prerë që në asnjë rrethanë mos me reagu, sepse dihet që DM, në situatën e dëshpërume në të cilën është ka nevojë me u VlKTlMlZU, heroizu dhe faktorizu përmes gabimeve të policisë.

Tash që publiku e ka të qartë kush ka jep shuplaka sikurse MAFI0Z në protestë, DM është në telashe. Publiku më nuk mendon se ai është viktimë, as hero, as faktor, ai është thjesht dikush që duhet me u përgjigj para organeve të drejtësisë për sulm ndaj personit zyrtar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit