3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gjinovci: PDK prej dje është çerdhja e anti-amerikanizmit në Kosovë

Rekomandime

Aktivisti Rron Gjinovci ka komentuar reagimin e ish-ambasadores Vlora Çitaku e cila dje iu përgjigj ambasadorit amerikan, Philip Kosnett pas deklaratës së tij se “koha e presidentëve që dalin nga zarfi ka shkuar”.

Gjinovci në Pressing të T7 e ka quajtur PDK-në anti-amerikane duke theksuar se Çitaku me kreun e kësaj partie, Enver Hoxhajn kanë ushtruar dje anti-amerikanizëm, duke e kundërshtuar ambasadorin Kosnett.

- Advertisement -

Ambasadori amerikan ka qenë shumë i qartë në kërkesën e tij për presidentin. Ajo që po më kënaq shumë është me i pa tash në grackën e vetë të anti-amerikanizmit. Duhet me konstatu që PDK-ja është tërësisht anti-amerikane prej dje. Me tërë fuqinë e saj e ka ushtru dje anti-amerikanizmin, Vlora Çitaku e kryetari Enver Hoxhaj të cilët iu kanë kundërvy ambasadorit amerikan i cili po thotë se procesi duhet me ec dhe që presidentja duhet me u zgjedh. Këta nuk guxojnë me çu anti-amerikanizmin deri në fund, kanë me u dorëzu edhe presidentja ka me u zgjedh”, tha Gjinovci.

Ai tha se këto reagime do t’i përdor dhe do të thotë se PDK është çerdhja e anti-amerikanizmit në Kosovë.

E ka kundërshtu presidentin amerikan, mjafton. Kështu keni thënë ju sa herë kam folur për Grenellin. Vlora Çitaku nuk mundet me ditë më mirë se ambasadori amerikan, a ka qenë apo jo e dalur nga zarfi, pasi siç ka qarkulluar ka qenë një ambassador që e ka nxjerrë nga zarfi. Tash e ka konfirmu ambasadori amerikan, ai tha nuk është çështja më me dalë presidenti prej zarfit.Ma mirë se ambasada amerikane nuk e di askush. Unë do ta përdori të njëjtën dhe do të them se PDK-ja është çerdhja e anti-amerikanizmit në Kosovë”, shtoi Gjinovci.

- Advertisement -

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook i kishte reaguarambasadorit Kosnett duke thënë se zgjedhja e Presidentes Jahjaga nuk ka qenë produkt i asnjë “zarfi”.

Sipas saj, atë kohë pas qarkullimit të emrave të shumtë të kandidatëve të mundëshëm për president të vendit, Jahjaga ishte i vetmi person për të cilin palët e përfshira mund të dakordoheshin pa asnjë trysni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit