Edhe pak orë na ndajnë në nisjen e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E përditshmja “Daily Mail” ka publikuar pamje të skenës ku pritet të betohet presidenti më i fuqishëm në botë.
Në Uashington, konkretisht Capitol Hill janë pozicionuar 25.000 mijë trupa të Gardës Kombëtare që përkujdesen për inaugurimin e presidentit demokrat të 46-tin të vendit.
Bideni dhe zëvëndëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, do të fillojnë udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara në kohën kur vendi dhe bota po përballen me pandeminë e koronavirusit dhe një sërë sfidash të përçarjeve të brendshme dhe të politikës së jashtme.