23.7 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Në ditën e fundit të babait të saj në detyrë, Tiffany Trump njofton se është fejuar

Rekomandime

Tiffany Trump njofton fejesën në ditën e fundit të babait të saj në detyrë.

- Advertisement -

Tiffany Trump, vajza e vogël e Presidentit Donald Trump, njoftoi fejesën e saj me Michael Boulos të martën, shkruan CNN.

Lajmi për fejesën, e cila ndodhi në Shtëpinë e Bardhë, vjen në ditën e fundit të plotë të babait të saj në detyrë.

“Ka qenë një nder për të festuar shumë momente historike, raste historike dhe për të krijuar kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, asgjë më e veçantë se fejesa ime me të fejuarin tim të mahnitshëm Michael! Ndjehem e bekuar dhe e ngazëllyer për kapitullin tjetër!”, shkuran ajo.

- Advertisement -

Trump postoi në Instagram një imazh të saj me Boulos, duke qëndruar në një kënd të Shtëpisë së Bardhë, me unazën në gishtin e fejesës.

Boulos, i cili vjen nga një familje e pasur dhe që nga Vanity Fair përshkruhet si një “trashëgimtar miliarder” postoi të njëjtin imazh.

- Advertisement -

“U fejova me dashurinë e jetës sime! Shikojmë përpara për kapitullin e ardhshëm bashkë”, shkruan ai.

Trump, 27 vjeçw dhe Boulos, 23 vjeç, janë parë së bashku në ngjarje të shumta me familjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit