8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjonaj: Diaspora s’do rrijë duarkryq! Merreni vesh mirë

Rekomandime

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, shqiptari-amerikani Mark Gjonaj, foli me tone të ashpra lidhur me votën e emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e 25 prillit.

- Advertisement -

Gjonaj tha se është tragjedi për Shqipërinë, që edhe 30 vite pas rrëzimit të komunizmit, nuk e ka realizuar votën e diasporës.

“Shqipëria pas 30 vitesh që u rrëzua komunizmi akoma nuk kemi ligjet që t’i japim të drejtë diasporës të votojë. Është një tragjedi. Shembull më të mirë që dha Kosova në zgjedhjet e fundit nuk ka. Detyrat janë të shkurta e të thjeshta për Shqipërinë, të zbatojnë ligjet, t’iu japin të drejtë emigrantëve të votojnë. T’i japin të drejtë popullit të vet të votojë. Është shumë e thjeshtë”, tha Gjonaj.

Më tej, ai shpërtheu ndaj politikanëve shqiptarë, duke thënë se liderët e kanë për detyrë të sigurojnë votën e diasporës, pasi në të kundërt sipas tij, do të ndiqen rrugët ligjore.

- Advertisement -

“As kanë bërë edukim, as kanë krijuar infrastrukturë për regjistrimin e popullit të vet. Është e drejtë e qeverisë ta dijë ku janë populli. Është mashtrim i madh. Mund të bëhet akoma, edhe pse jemi një muaj e gjysmë larg zgjedhjeve, mjafton të zbatojnë ligjet dhe të kryejnë detyrat për popullin e vet. Shqipëria nuk mund të mbahet peng. Më dhimbset ai popull, ato vuajtjet dhe historia jonë. Me vazhduar akoma me ua shtyp të drejtat, që është më e pakta, ky është kriim. Herë pas here, fushatë pas fushate, lider pas lideri, parti pas partie, ka premtuar që diaspora do të votojë. Nuk mund ta mbajnë Shqipërinë peng. Çfarë janë këta liderë që duan me rreziku popullin e vet. Këta nuk e duan as popullin, as vendin. T’i hipin avionit e të vijnë atje për të votuar, duke rrezikuar edhe qytetarët atje. Kush janë këta liderë mo që rrezikojnë popullin e vet. Nuk i ka vënë me zor njeri në ato karrige. Zbatoni ligjet, bëni të mundur që diaspora të votojë më 25 prill. E keni për detyrë. Mos e harroni që vullneti i popullit, herët a vonë, realizohet. Duhet ta marrin vesh ata liderë se diaspora nuk do të rrijë duarkryq, do të shohë të gjitha opsionet, me ligj e gjyq. Nuk mund të shtypen votat e tyre. Nuk kemi me e lënë pa e realizuar këtë dëshirë, me të mirë a me të keq. Do të realizohet vota e diasporës dhe unë jam i gatshëm për këtë, që ta marrin vesh mirë ata liderë se sot o kurrë kanë për detyrë të bëjnë atë që meriton populli i vet”, u shpreh Gjonaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit