-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gjoshi: Albin Kurti po gënjen, atij i pëlqejnë deklarimet kundër UÇK-së

Rekomandime

Zyrtari i Partisë Demokratike, Betim Gjoshi, ka reaguar pasi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka liruar nga detyra këshilltarin e tij, Shkelzen Gashi.Në një shkrim në Facebook, Gjoshi ka theksuar se Kurti nuk po distancohet nga deklarimet e Gashit, teksa shton se po e inkurajon të vazhdojë debatin me gjuhën e Millosheviqit.Në shkrimin e tij Betim Gjoshi, thekson se Albin Kurti po gënjen sepse atij i pëlqejnë deklarimet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Reagimi i plotë nga Betim Gjoshi:

ALBIN K. NUK PO DISTANCOHET NGA DEKLARATAT E KËSHILLTARIT TË TIJ, POR PO E INKURAJON TË VAZHDOJË DEBATIN ME GJUHËN E MILLOSHEVIQIT

Përfundimisht këtyre njerëzve u ka rënë një perde syve dhe e kanë humbur pamjen reale të botës. Në fakt kështu kanë qenë gjithmonë, por tani shqiptarët po i shohin më qartë se kush janë në të vërtetë.

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, përmes këtij statusi, po tregon se qëndron prapa kësaj makinerie propaganduese që i ushqen me shpifje për të Madhen UÇK. Është pjesë e mendësisë së tyre për të prodhuar dhe shpifur kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe atëherë kur duhet të flasin si Sllobodan Millosheviqi, Voisllav Shesheli, Aleksander Vuqiqi, Ivica Daqiqi, Marko Guuriqi, e të tjerë politikanë e kriminelë serbë.
Duke qenë se qëndron prapa makinerisë propaganduese kundër UÇK-së, ALBIN K. NUK E MERR GUXIMIN AS TË DISTANCOHET NGA DEKLARATAT SKANDALOZE TË KËSHILLTARIT TË TIJ.Çka është më e rëndë këtu, është se kryeministri në detyrë po e inkurajon këshilltarin apo bashkëpunëtorin e tij, që ta vazhdojë debatin, nga një pozitë tjetër, sigurisht.Shkarkimi apo fjala e butë që po e përdor Albin K, lirimi nga detyra, nuk e mbyllë këtë çështje.ALBIN K. E KA NJOHUR SHKËLZEN GASHIN DHE QËNDRIMET E TIJ PREJ VITESH. Të njejten deklaratë, ky këshilltar, e kishte dhënë para disa vitesh, por që u rikthye në vëmendjen e opinionit gjatë kësaj jave që po lëm pas. A bëri diçka Albin K. për këtë? Heshti dhe u shfaq bashkë në konferencë me këtë këshilltar për t’i dhënë mbështetje.Këtë mbështetje e vazhdojë edhe sot, pa pikën e turpit.Pa iu dridhur dora Albin K. shkruajti për këshilltarin e tij se E FALENDERON PËR KONTRIBUTIN E DHËNË.Dhe jo vetëm kaq! Kryeministri në detyrë po na tregon se këtë këshilltar E ÇMON PËR MENDIMIN KRITIK.KRYEMINISTRIN PO E GËNJEN NDËRDIJA, sepse ai në fakt nuk po mundet ta fshehë se sa i çmon mendimet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit