1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjoshi i PDK-së: Pse po hesht Kurti për vizitën e Abazit në arkivat e ushtrisë së Serbisë?

Rekomandime

Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kërkuar nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të kërkojë falje që anëtari i këtij subjekti politik, Haki Abazi, sipas tij, ka vizituar arkivat e Ushtrisë së Serbisë.

- Advertisement -

“Kaluan disa ditë dhe Albin K. po hesht përballë një lajmi tronditës për shqiptarët. Ish zëvendësi i tij në Qeveri, Haki Abazi, dhe tani bashkëpartiak në Vetëvendosje, në vitin kur është shpallur Pavarësia e Kosovës ka vizituar Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë”, është shprehur Gjoshi, transmeton Klan Kosova.

“Është anti-kombëtare të vizitosh Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë që ka vrarë dhe masakruar popullin tënd, por kjo nuk e pengon Haki Abazin e Vetëvendosjes. Është fyerje për viktimat e popullit tënd dhe familjeve të tyre të vizitosh Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë, por kjo nuk i bën përshtypje zëvendësit të Albin Kurti”.

“Pse po hesht Albin Kurti dhe nuk po e thotë asnjë fjalë të vetme për Vizitorin e Arkivave të Ushtrisë Kriminale të Serbisë?”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit