12.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Bekim Jashari ia dhuron Halil Kastratit shtatoren e Adem Jasharit

Rekomandime

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka pritur zot në zyrë kreun e shoqatës humanitare “Jetimët e Ballkanit, Halil Kastratin, të cilit ia ka bërë dhuratë një shtatore të heroit Adem Jashari.

- Advertisement -

Kastrati ka thënë se për të është një nder i veçantë për të që të pranojë një dhuratë të tillë, derisa thotë se Kosova është e bekuar që ka familjen Jashari.

Reagimi i plotë:

Faleminderit shumë!

- Advertisement -

Në këto momente të vështira për vendin, pranova dhuratë nga kryetari i Skenderajt z. Bekim Jashari, këtë shtatore të Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Pos nderit të jashtëzakonshëm, prania e Bacit na riktheu shpresën dhe dinjitetin mbi themelet e të cilave është i ndërtuar shteti ynë.

- Advertisement -

Familja Jashari është sakrifica hyjnore që na siguron se Kosovën e ka bekuar Zoti, dhe e tillë do të mbetet për gjeneratat që vijnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit