1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

“Gjuha e futbollit” pajton serbët dhe shqiptarët

Rekomandime

Marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Serbisë rrallë kanë qenë të mira.

Por futbollistët e Serbisë që luajnë në vendin e “armiqve” të tyre të dikurshëm thonë se sporti i kapërcen dallimet në mes të rivalëve

- Advertisement -

“Futbolli është një përrallë që na mëson si të jetojmë së bashku”, thotë Luka Milanovic (29) i cili është njëri nga 15 futbollistët profesionist serb që luajnë në Shqipëri.

Marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Serbisë prej kohësh kanë qenë të rrethuara me dallime, veçanërisht për shkak të qëndrimeve të tyre në lidhje me statusin e Kosovës.

Pas luftës së përgjakur në fund të viteve 1990, Beograd vazhdon ta sheh Kosovën si një territor të shkëputur dhunshëm nga ana e tyre dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008.

- Advertisement -

Mosbesimi në Kosovë – me shumicë të shqiptarëve – dhe Serbisë – është larg mendimeve të Milanovic kur del të luajë në fushë.

Atij i është dhënë një “mikëpritje e ngrohtë” prej që është transferuar aty që katër muaj dhe luan si profesionist për skuadrën e Kukësit, skuadër nga divizioni i parë që kufizohet me Kosovën.

- Advertisement -

Kukësi është zona ku ishin pritur më shumë së 500 000 shqiptarë etnik gjatë sulmeve të forcave serbe në luftën në Kosovë.

Tani, rajoni është i qetë dhe aty është shtëpia e kosovarëve, malazezëve dhe kroatëve që po ashtu luajnë për Kukësin.

“Jam këtu për dashurinë që kam për futbollin”, thotë Luka për AFP.

Milunovic, një nga 15 lojtarët serb që luajnë në Shqipëri, duke përshëndetur shokët e skuadrës. Foto: Gent SHKULLAKU/AFP

Për të, të luash në Shqipëri është e natyrshme për ta vazhduar karrierën e tij pasi ka luajtur për Crvena Zvezdën dhe OFK Beogradin në Serbi por po ashtu edhe për disa skuadra në Belgjikë, Malajzi, Greqi dhe Hungari.

“Gjuha e futbollit”

“Për lojtarët dhe tifozët, Luka është njëri prej nesh”, thotë Erjon Allaraj, zëdhënës i klubit.

“Ne flasim gjuhë të ndryshme, por ne të gjithë e njohim gjuhën e futbollit”, shtoi kapiteni i Kukësit Gjelbërim Taipi – një shqiptar nga qyteti Bujanoc në Luginën e Preshevës.

Në lindjen e djalit të parë të Milanovicit në dhjetor, e tërë skuadra u bashkua për ta festuar atë.

Përvoja e tij është larg pritjeve që ai ka menduar për të.

Në anën tjetër të vendit, jo shumë larg brigjeve të Adriatikut, Aleksandar Ignjatovic (33) kujton shqetësimin dhe frikën nga shokët e tij kur ai ju kishte thënë atyre se do të shkon për të luajtur në Shqipërinë për KF Laçin.

“Tani, kur ata me shikojnë në Instagram dhe jetën time në Shqipëri, shumë me thonë se dëshirojnë që të më vizitojnë”, tha Ignatovic për AFP.

Me një këmbë afër pensionit, Ignjatovic thotë se ai shpreson që ta shfrytëzojë përvojën e tij në Shqipëri për të zhvilluar karrierë post-futboll.

“Po mendoj që ta hap një agjenci turistike që do të me lejonte të punoja në Shqipëri dhe Serbi. Njoh vende shumë të bukura në Shqipëri”, thotë ai, me shpresën se do të para duke punuar në sektorin e industrisë së turizmit në mes të Shqipërisë dhe Serbisë.

Ignjatovic krenohet se ka shumë miq shqiptarë dhe tallet me paragjykimet etnike që kanë ndarë për shumë kohë komunitetet në këtë rajon.

“Si duhet të jetë”

“Futbolli na lejon që t’i forcojmë lidhjet tona. Futbolli dhe politika janë dy botë krejtësisht të kundërta thotë Ignjatovic, i cili është duke jetuar në Tiranë që tri vite me gruan e tij Milan dhe vajzën e tij tre muajshe Iskra.

Kapiteni serb i klubit shqiptar, FC Laçi, Aleksandar Ignjatovic me gruan e tij dhe fëmijët. Foto: Gent SHKULLAKU/AFP

Por, për Vladimir Novakovic, një analist për kanalin sportiv serb, Sportklub, dëshira e serbëve për të luajtur në Shqipëri në fund të fundit mund të lidhet me një punë që paguhet.

Derisa sportet kanë aftësi për të bashkuar, po ashtu shërben si një shtysë e fuqishme për ngjalljen e ndjenjave nacionaliste ndër vite, sidomos në Ballkan ku ultra tifozët e futbollit kanë përqafuar ksenofobi virulente gjatë ndeshjeve të futbollit.

Më 2014, dhuna shpërtheu gjatë ndeshjes kualifikuese për kampionatin europian Serbi-Shqipëri, ku një dron me një flamur fluturoi me flamurin “Authoctonous”, që edhe sot përdorët nga nacionalistët shqiptarë.

Botërori 2018 solli edhe një ngjarje tjetër, çifti i lojtarëve kosovarë që luan Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin dënuar nga FIFA pasi që golat e tyre i festuan duke bërë shqiponjën me duar në dy golat që ata shënuan kundër Serbisë.

Incidentin e vajtuan shumë në Serbi, ku deri me sot asnjë shqiptar nuk luan në ligën e tyre profesionale të futbollit.

Për 82 vjeçarin Borisav Stojacic, mungesa e shqiptarëve në Serbi është më shumë një lajthitje e kohëve të fundit, pasi që ai rikujtohen kohërat e “Jugosllavisë, kur paraqitja e lojtarëve shqiptarë ishte asgjë tjetër pos e zakonshme”.

“Kështu duhet të jetë”, i thotë ai AFP-së. “Theksimi i kombësisë së dikujt është një problem që u shfaq një dekadë a më shumë më parë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit