6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Gjukanovic: Kosova vendosë vet a do të jetë pjesë e Mini-Schengenit apo jo

Rekomandime

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic ka reaguar në lidhje me qëndrimin e Kosovës sa i përket nismës rajonale të njohur si ‘Mini-Schengen’, duke thënë se i mbetet asaj vetë të vendosë nëse do të bëhet pjesë e kësaj iniciative.

- Advertisement -

Në një deklaratë ekskluzive për Klan Kosovën, Djukanovic tha se sikurse Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina edhe Kosova duhet të shohë se a kanë përfitime nga Mini-Schengeni.

Djukanovic sqaroi se kjo nismë rajonale assesi nuk e zëvendëson planin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se takimi i radhës të vendeve të Ballkanit, në përpjekje për të krijuar një Mini Schengen, ka filluar nga dje në Tiranë.

- Advertisement -

Ftesën për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim e ka refuzuar Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë njoftoi se nuk ka ndryshuar qëndrimi sa i përket pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në takimet për këtë iniciativë, ashtu si në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin në Ohër, Kosova refuzon pjesëmarrjen edhe në këtë takim të tretë.

‘Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës. Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal’, kishte deklaruar Thaçi me anë të një postimi në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit