5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gjukanoviç, paralajmërim Beogradit: Mali i Zi, me Kishën e vet Ortodokse

Rekomandime

Mali i Zi duhet të ketë kishën e vet ortodokse, e cila do të ishte e ndarë nga Kisha Ortodokse Serbe (SPC) dhe Serbia, për të forcuar identitetin e saj kombëtar, tha Presidenti Milo Gjukanovic.

- Advertisement -

Në një intervistë me AFP, ai tha këtë për protestat në Mal të Zi që zgjatën më shumë se një muaj, të organizuara nga Këshilli Metropolitan SPC i Malit të Zi-bregdetar, të pakënaqur me Aktin e miratuar për Lirinë e Fesë.

“Tensionet e gjata mbi këtë çështje shpërthejnë kur qeveria (e Malit të Zi) miratoi një ligj në dhjetor që mund të kthejë shumë nga manastiret dhe kishat më të vjetra në pronë shtetërore në Mal të Zi, duke shkaktuar protesta masive,” tha Gjukanoviç.

Vihet re se SPC, selia kryesore e së cilës është në Beograd, pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi nga Serbia në vitin 2006, me të cilën ka qenë në kontunitet shtetëror për gati 90 vjet, ende mbledh numrin më të madh të besimtarëve ortodoksë.

- Advertisement -

Gjukanoviç akuzoi klerin e SPC për minimin e përpjekjeve të tij për të konsoliduar pavarësinë 14-vjeçare të vendit.

“SPC (Kisha Serbe) është një nga instrumentet e rëndësishëm që përdoret nga ideologët e nacionalizmit të madh serb kundër Malit të Zi, kundër pavarësisë së Malit të Zi, kundër identitetit të tij kombëtar, kulturor dhe fetar,” tha Gjukanovic.

- Advertisement -

AFP deklaron se qëllimi i tij është të ndërtojë një kishë autonome ortodokse në Mal të Zi, e ngjashme me Kishën Ortodokse të Ukrainës, e cila, sipas Gjukanoviç, “do të bashkonte të gjithë besimtarët ortodoksë, serbë dhe malazez”.

Agjensia vëren se në Mal të Zi, gati një e treta përbëhet nga serbët.

Kujtohet se Kisha Ortodokse Malazeze (CPC), e regjistruar në fillim të viteve 1990, është e panjohur nga qendrat e pushtetit ortodoks, dhe se ndikimi i saj është akoma i dobët dhe besnikët e paktë.

Ndërsa qeveria e Gjukanoviçit po mbron ligjin e ri, SPC ka mobilizuar dhjetëra mijëra pjesëmarrës në protestë, të mbajtura dy herë në javë në të gjithë Malin e Zi, një vend me rreth 620,000 banorë.

Priftërinjtë e SPC akuzojnë partinë në pushtet (Partia Demokratike e Socialistëve, presidenti i së cilës është Gjukanoviç) se po përgatitet për “grabitjen e kishave dhe manastireve”, për më shumë se 600, dhe të vendosura në vende shumë të bukura.

Gjukanoviç, i përshkruar si një “politikan i mprehtë” që e çoi Malin e Zi drejt pavarësisë, thotë se kleri i SPC “manipulon me shkathtësi” besimtarët.

Ai pretendon se kishat do të qëndrojnë të hapura për t’u përdorur nga besimtarët ortodoksë pas zbatimit të ligjit, megjithëse nuk e fsheh dëshirën për të çaktivizuar përfundimisht të gjithë ndikimin e Beogradit mbi Malin e Zi.

Për Gjukanoviç, krijimi i një kishe malazeze është një hap “logjik”, pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi.

“Ne jemi të shtyrë nga nevoja e padiskutueshme për të përfunduar infrastrukturën shpirtërore, shtetërore dhe sociale, e cila do të forcojë ndërgjegjësimin e qytetarëve për identitetin e tyre,” tha Gjukanoviç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit