13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Gjukanoviç për Marrëveshjen e Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe – “Ka qëllime të këqija ndaj nesh”

Rekomandime

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka deklaruar se situata në Ballkanin Perëndimor është keqësuar, dhe se për këtë gjë është duke folur për një vit të tërë.

Duke komentuar draft-Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe (KOS) që pritet që Qeveria e Malit të Zi ta nënshkruajë, ai tha se “ajo është qëllim-keqe”.

- Advertisement -

Situata në rajon, cilëson presidenti malazias, nuk është e njëjtë me atë të para pesë viteve, për çka tha se ajo të “kujton vitet e 90-ta”.

Në një intervistë dhënë për Mina Agency, ai shpjegoi se ende nuk e ka parë draft-Marrëveshjen mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, dhe se askush nga ekzekutivi malazez nuk e ka konsultuar për të.

“Kjo Marrëveshje flet me bindshëm se gjithçka tjetër për kuptimin e rregullave se si kjo qeveri bashkëjeton me ta në vendin tonë”, dhe sipas tij, kryeministri Krivokapiç po synon ta shtyejë para “në mënyrë jo-transparente dhe të papranueshme”.

- Advertisement -

Vetë fakti se quhet Marrëveshje “Bazë” dhe “Fundamentale”, Gjukanoviç konsideron se “në vetvete ajo flet për qëllimet e këqija të saj”.

“Për të vazhduar me këtë ide të monopolit të Kishës Ortodokse Serbe, dhe jo vetëm mbi besimtarët ortodoksë në Mal të Zi, por edhe me përpjekjet për të pretenduar që KOS-në si komunitet fetar mbi të gjitha komunitetit tjera fetare, dhe përfundimisht për të pretenduar vetë Shtetin e Malit të Zi”, tha Presidenti malazez, Millo Gjukanoviç.

- Advertisement -

Gjukanoviç tha se Partia Demokratike e Socialistëve do të mbështet rrëzimin e qeverisë aktuale dhe formimin e një pakice, ngase siç thotë ai, Mali i Zi kurrë s’ka pasur kaq “nacionalizlm të madh serb të vendosur rehat në krye të politikave serbe”.

“Siç e shihni, nuk është. Dhe ky epilog nuk është rezultat i mos agresivitetit të Serbisë. Ishte agresiv dhe përdori, do të thosha, një repertor jo më pak të vështirë të pushtimit të Malit të Zi sesa repertori i Millosheviçit. Pra nuk pati sukses, sepse ne rezistuam”, pohon Gjukanoviç pak ditë para votimit të mosbesimit ndaj qeverisë aktuale të Zdravko Krivokapiçit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit