1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjukanoviq “godet” Serbinë dhe Kishën serbe, Mali i Zi nuk mori pjesë në Iuftërat e viteve të 90-ta

Rekomandime

Presidenti malazez Gjukanoviq ka akzuar Kishën Ortodokse Serbe (SPC) për fashzëm klerik, ndërsa Serbinë e quan jo-stabile dhe Rusinë akuzon se e mbështet Serbinë në këtë, shkruan “Pravda”.

“Serbia kurrë nuk e ka pranuar pavarësinë e Malit të Zi dhe nuk është pajtuar me atë, ajo vendin tonë e sheh pjesë të botës serbe” tha presidenti malazez, duke akuzuar SPC për fashzëm klerik.

- Advertisement -

Ai këtë e tha në konferencën “Ballkani perëndimor” Çelës i enigmës së sigurisë evropiane” që po mbahet në Sllovaki.

Gjukanoviq tha se është me rëndësi analiza e raporteve të Serbisë me Malin e Zi dhe vendeve tjera të regjionit. “Ky është raport tradicional ku Serbia nuk e pranon pavarësinë e Malit të Zi. Këtë mund ta konfirmojë për kohën që jam në politik edhe me hulumtime nga dokumentet historike të shekullit 19” .

“Roli i Serbisë në regjion është potencialisht destruktiv sepse ajo i është kthyer politikës së viteve 90-të”, tha ai.

- Advertisement -

“Serbia është aty për të mbrojtur interesat e serbëve kudo që janë, kjo është politikë dhe gabim sikur Millosheviq, ne e dimë çfarë ndodhi në Bosnje” tha ai, duke shtuar se “nuk mundet përzierja në punët e brendshme të një vendi të jetë legjitime”.

“Më vjen keq se Serbia po përsërit gabimet e njëjta dhe kam frikë se ka potencial real për jo-stabilitet dhe këtë Serbia e bënë duke u mbështet në Moskën”, tha Gjukanoviq.

- Advertisement -

Ai akuzoi SPC për manipulim rreth Ligjit për besime, ndërsa shtoi se vendi i tij kishte strehuar 120 mijë të zhvendosur dhe pavarësinë e arriti pa luftë.

“Kemi rastin që SPC në Malin e Zi është aktor në politikë, bartës të ideologjisë retrograde, njëjtë si nacionalizmi klerik dhe fashst. Nuk kemi harruar vitet 90-të, kur SPC shkonte para ushtrisë dhe janë përgjegjës për gjencidin në Srebrenicë. Kisha është ar.më e rrezikshme në duart e nacionalistëve”, tha ai

Kisha Serbe është e lidhur me Kishën Ruse. “E dimë në çfarë mase ajo kishë punon për interesin rus. Mendoj se këto janë pjesë të mozaikut që rrëzon sistemin vlerave evropian dhe shoqërisë”, tha Gjukanoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit