1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjuriq: Administrata e Biden pranon të gjitha detyrimet nga Marrëveshja e Uashingtonit

Rekomandime

Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara Marko Gjuriq ka thënë se administrata e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i ka pranuar të gjitha detyrimet nga Marrëveshja e Uashingtonit, e cila u nënshkrua gjatë mandatit të paraardhësit të tij Donald Trump.

Në një intervistë për “Politika” të Beogradit, Gjuriq tha se kishte biseduar me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe njerëz nga administrata e re javëve të fundit dhe se ai kishte dëgjuar qëndrime inkurajuese në lidhje me qëndrimin për marrëveshjen e Uashingtonit, që, sipas mendimit të tij, nënkuptonte që gjithçka që është nënshkruar të zbatohet.

- Advertisement -

Ai theksoi se është e rëndësishme për Serbinë për shkak të realizimit të projekteve të infrastrukturës, zhvillimit ekonomik dhe për shkak të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe zbatimit të vendimeve kur bëhet fjalë për pronën e manastirit të Deçanit.

Kur u pyet nëse po diskutohet vizita e Biden në Serbi, Gjuriq u ka thënë se do të ishte nder i madh për serbët që Biden të vizitojë Beogradin.

“Do të ishte një nder i madh për ne serbët që një president i Shteteve të Bashkuara të vizitonte kryeqytetin tonë ndërsa ai është në detyrë, me siguri se ai do të mirëpritet shumë ngrohtësisht dhe më mirë në Beograd sesa në disa qytete në Evropën Qendrore dhe Lindore,”, ka thënë Gjuriq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit