2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjuriq: Ka kaluar koha kur shqiptarët ishin të vetmit që lobonin në Washington

Rekomandime

Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka thënë se “ka kaluar koha koha kur shqiptarët ishin të vetmit që lobonin në Washington”.

- Advertisement -

Kësisoj ai u përgjig për Tanjug kur u pyet për rëndësinë e letrës dërguar presidentit amerikan Joe Biden nga shtatë anëtarë të Kongresit për të dyfishuar vëmendjen e Amerikës ndaj tensioneve Kosovë-Serbi me ç’rast shtoi se nuk do ta nënvlerësonte rëndësinë e ndonjë letre të kongresmenëve.

Sipas tij lobi serb në Shtetet e Bashkuara ka më shumë se 30 anëtarë dhe se siç tha ai “numri i atyre që e kuptojnë qëndrimin e Serbisë për Kosovën dhe nevojën për të arritur një zgjidhje kompromisi që nënkupton kënaqjen e interesave të të dyja palëve po rritet çdo ditë”.

Më tutje, Gjuriq tha se është shumë e rëndësishme për Serbinë që integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor të jetë një nga prioritetet e politikës amerikane, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Duke komentuar një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, për të mirëpritur mesazhin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor se dera e BE -së mbetet e hapur, i dërguari i Serbisë në Amerikë theksoi se edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden kishte folur kohët e fundit për këtë pas bisedimeve me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Layen.
“Gjithashtu, i dërguari amerikan për rajonin tonë, Gabriel Escobar, i cili bëri një punë të madhe për Serbinë duke takuar përfaqësuesit e saj dy ditë pas emërimit të tij, foli për mbështetjen e integrimit evropian si një nga prioritetet e politikës amerikane ndaj rajonit tonë. Kjo është komplementare për interesat tona, me politikën tonë “, tha Gjuriq

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit