4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Isa Mustafa del me prognozë për zgjedhjet lokale

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës do të përformojë më së miri në rundin e parë.

- Advertisement -

Kështu ka deklaruar sh-kryetari i saj, Isa Mustafa.

Sipas tij, LDK-ja mund t`i sfidojë partitë tjera edhe në disa komuna në të cilat nuk ka qeverisur më parë.

“Besoj fort se në komunat, të cilat i ka qeverisur, LDK është më e mira. Ka treguar performancë të mirë dhe përgjegjësi në qeverisje para qytetarëve. LDK mund ti sfidojë partitë tjera edhe në disa komuna të cilat nuk i ka qeverisur aktualisht e në të cilat subjektet tjera nuk kanë treguar rezultate. Jam i bindur se ne raundin e parë LDK do të jetë më e mira”, u shpreh Mustafa.

- Advertisement -

Mustafa tha se për të më me rëndësi është rundi i parë sesa ai i dytë.

Për këtë ka një arsye.

- Advertisement -

“Për mua janë me rëndësi rezultatet në raundin e parë, sepse aty tregohet mbështetja qytetarëve për kandidatët. Raundi i dytë është i pazareve politike që e deformon vullnetin qytetar”, vlerësoi Mustafa.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Kosovë, ka caktuar 17 tetorin 2021 datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit