0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjuriq kërrcënon Kosovën me një tragjedi

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka drejtuar akuza të rënda ndaj zyrtarëve kosovarë.

- Advertisement -

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër ndaj zyrtarëve të Kosovës, duke i quajtur nekrofila (persona që arrijnë kënaqësinë seksuale duke bërë marrëdhënie seksuale me trupa të vdekur).

E tërë kjo deklaratë e tij ka ardhur pas reagimeve të Kosovës për mohimin e masakrës së Reçakut nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarët e tjerë serbë, transmeton lajmi.net.

Gjuriq ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin, këshilltarin e tij, Jetlir Zyberaj dhe avokatin Tomë Gashi, i ka quajtur nekrofila.

- Advertisement -

Sipas tij, këta janë nekrofila dhe terroristë të cilët siç thotë Gjuriq, mundohen të fshehin faktet dhe autorët e konfliktit në Kosovë.

Madje Gjuriq, ka eskaluar edhe më tej duke thënë se kriminelët më të mëdhenj janë njerëzit që sot prezantohen si udhëheqës të politikës kosovare, transmeton më tutje lajmi.net.

- Advertisement -

“Për ta bërë tragjedinë më të madhe, gjaku i serbëve dhe shqiptarëve është në mënyrë të barabartë në duart e tyre kriminale, dhe sot, si në vitet 1990, ata nuk e përçmojnë veten nga mizoritë për të arritur qëllimet e tyre terroriste dhe kriminale. Të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht të kombësisë, ata janë peng të fajit të tyre, dhe ata padyshim që do të jenë të gatshëm të parandalojnë drejtësinë në çfarëdo mënyre, dhe kam frikë se ata nuk do të përçmojnë shkakun e trazirave dhe konflikteve të reja”, theksoi Gjuriq.

Në njoftimin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thuhet se të gjithë politikanët e Kosovës të cilët sot kanë një ndërgjegje të pastër, thjeshtë nuk kanë qenë pjesë e luftës ose kanë qenë shumë të rinj që të luftojnë apo nuk kanë dashur që të jenë pjesë e partive të një grupi të bosëve dhe bandave kriminale.

Në këtë njoftim po ashtu thuhet se, të gjithë zyrtarët e Kosovës duhet të mbajnë larg kërcënimet dhe mesazhet siç theksohet, të çmendura të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas kësaj zyre, këta udhëheqës duhet të jenë zëri i arsyes dhe jo pjesëmarrës histerinë anti-serbe, transmeton më tutje lajmi.net.

“Kërcënimet në Facebook dhe heronjve eksitues si Ziberaj, Pacolli dhe Gashi, janë pjesë e një loje tragjikomike, e cila është më komike për momentin, por ka potencialin të bëhet edhe tragjik. Prandaj, duhet të bëhen përpjekje për të ndaluar dhe parandaluar të gjitha aktorët në këtë lojë të çmendur në valëzimin e saj para se të jetë vonë”, deklaroi Gjuriq.

Theksojmë se për mohimin e masakrës së Reçakut nga ana e presidentit serb, Vuçiq dhe zyrtarëve të tjerë serbë, kanë reaguar edhe ndërkombëtarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit