1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjuriq: Këta janë tre politikanët serbë të preferuar nga Albin Kurti

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë që në zgjedhjet e 6 tetorit është esenciale që Lista Serbe të fitojë të gjithë dhjetë vendet e rezervuara në Kuvend për pakicat serbe, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Tutje Gjuriq ka thënë se “Lista Serbe” është një projekt shtetëror i Serbisë, duke shtuar se pas zgjedhjeve të parakohshme nuk do të jetë e mundur të krijohet qeveria pa votat e partisë që drejtohet nga Goran Rakiq.

Ndër të tjera Gjuriq ka folur edhe për politikanët serbë të cilët në këto zgjedhje nuk garojnë në koalicion me Listën Serbe.

Sipas tij janë disa të tillë që po e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur, duke përmendur emrat e Nenad Rashiqit, Rada Trajkoviq e Sllobodan Petroviqit.

- Advertisement -

Gjuriq thotë se të njëjtit janë edhe të preferuarit e Albin Kurtit për t’i marrë në qeverinë e re.

Ai thotë se në njërën anë janë rreshtuar serbët që dëshirojnë të mbrojnë interesin e Serbisë, ndërkohë disa të tjerë janë rreshtuar krahas Albin Kurtit, Kadri Veselit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit