5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Gjuriq: Masakra e Reçakut është gënjeshtër, Vuçiq po e mbron të vërtetën

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka dalë në mbrojtje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, deklaroi se, masakra e Reçakut është një fabrikim, pas vendimit që Gjykata Themelore në Prishtinë, mori vendim që ta dënoj me dy vite burgim ish-ministrin e MAPL-së, Ivan Todosijeviq, i cili është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

E në mbështetje të këtyre deklaratave të Vuçiqit, ka dalë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Gjuriq, ka thënë se, i njëjti grup siç tha ai, hakerësh që e trilluan masakrën e Reçakut, tani po e akzojnë presidentin Vuçiq, për të vërtetën dhe faktet.

- Advertisement -

“Unë do të kujtoj vetëm se “Figaro”, ka shkruar për Reçakun si një krim të fabrikuar, dhe se Heleh Rant dhe ekipi finlandez i patologëve, pasi të shohin faktet, thanë të njëjtën gjë si Ivan Todosijeviq që Reçaku ishte gënjeshtër”, deklaroi Gjuriq.

Ai gjithashtu tha se askush nuk mund të parandalojë Serbinë, zyrtarët e saj dhe qytetarët të mbrojnë të vërtetën, pa marrë parasysh koston.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit