7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gjuriq nga SHBA-ja: Nëse pranoheni në institucionet evropiane, Vuçiq e hap “sirtarin për Kosovën”!

Rekomandime

Në muajin dhjetor pritet që Republika e Kosovës të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është konfirmuar edhe nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

E kjo ka nxitur reagimet nga politikanë serbë. Konkretisht, ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq ka dhënë një kërcënim të hapur në rast se Kosova bën këtë hap.

- Advertisement -

Mediat beogradase raportojnë se në rast se Kosova e bën këtë hap, atëherë ata do t’i bëjnë publike emrat e 9 vendeve që e kanë tërhequr njohjen.

“… atëherë çfarë ka “në sirtarin” e presidentit (Aleksandar) Vuçiq do të dalë në dritë dhe Serbia do të jetë edhe më e fortë dhe do të vazhdoj aktivitetin e saj”, tha Gjuriq.

Kujtojmë se Klisman Kadiu, këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka deklaruar se pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, më 12 maj, këtë vit Kosova synon të aplikojë edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Aplikimi pritet të bëhet gjatë dhjetorit.

- Advertisement -

Ndërsa, kyeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati thënë se Kosova është vend potencial për vendin kandidat dhe i është premtuar perspektiva e anëtarësimit në Bashkim Evropian.

“Prandaj ne jemi të përkushtuar të zbatojmë pjesën tonë të detyrimeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimin me shtetet anëtare dhe institucionet e Bashkimit Evropian për të avancuar në fazën tjetër të anëtarësimit”, kishte thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit