9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjuriq: Serbët e Kosovës të reagojnë, nuk duhet lejuar të abuzohen nga Albin Kurti

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pas deklarimeve të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, se “Serbët e Kosovës pajtohen me mua, por frikësohen nga Serbia që ta pranojnë”.

Gjuriq thotë se komuniteti i komunave serbe duhet që në mënyrë urgjente të reagojë dhe ta ruajë veten nga, siç ka thënë ai, “një abuzues siç është Kurti”, shkruajnë mediat serbe.

- Advertisement -

Politikani serb thotë se fakti që Kurti deklaron se nuk e dëshiron formimin e Asociacionit, është një tregues që ai dëshiron ta shndërrojë popullin serb në një kolektiv pa asnjë të drejtë.

Tutje Gjuriq ka komentuar edhe deklarimet e Kurtit rreth Nenad Rashiqit dhe Rada Trajkoviqit se “flasin e veprojnë sikur të ishin shqiptarë”.

Dëshira më e madhe e Kurtit është që serbët t’i bëhen bashkëpunëtorë në ëndrrat e tij për Shqipërinë e Madhe, por ato ëndrra janë të kota”, ka thënë Gjuriq.

- Advertisement -

Tutje ai ka thënë se serbët janë duke u bashkuar krah Listës Serbe, pasi që sipas tij ata janë në dijeni që “politikanët si Kurti janë kërcënim serioz për mbijetesën e tyre në Kosovë”, ka shtuar ndër të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit