2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjykata ia “fik” derën qytetarit nga diaspora që suImoi Valon Sylen, e dënon rrast

Rekomandime

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.J për veprën penale Lëndim i lehtë trupor, nga neni 185 par.1, nënpar.1.4 të Kodit nr.06/L-074 të KPRK-së.

I akuzuari Bashkim Jupa është shpallur fajtor për këtë vepër penale dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumë prej 4,500 (katër mijë e pesëqind) euro, të cilin dënim është i obliguar që ta paguajë në afatin prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa koha e kaluar në paraburgim, nga data 22.12.2020 deri me datë 06.01.2021, të akuzuarit Bashkim Jupa do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar.

- Advertisement -

Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit mori parasysh rrethanat lehtësuese, si pranimin e fajësisë nga i akuzuari B.J., kërkim faljen dhe pendimin për kryerjen e veprës penale, ndërsa rrethanë rënduese mori rrethanat në të cilat është kryer vepra penale në vend publik dhe në prezencë të kalimtarëve të rastit, duke shkaktuar shqetësim në popullatë për veprimin e kryer ndaj dëmtuarit-gazetarit V.S. për shkak të shprehjes së mendimit të lirë përmes rrjeteve sociale.

Me datë 22.12.2020, rreth orës 12:00, në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, i akuzuari Bashkim Jupa, i pa kënaqur me shkrimet që i dëmtuari-gazetari Valon Syla i kishte bërë në rrjetin social Facebook, rreth diasporës dhe të cilat shkrime ishin shpërndarë në portale të ndryshme, me dashje e kishte goditur me duar në kokë dhe qafë të dëmtuarin-gazetarin Valon Syla, të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore sipas ekspertizës mjeko-ligjore.

I dëmtuari Valon Syla për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civilo-juridik.

- Advertisement -

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit