6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Gjykata Kushtetuese: Vendimi i Qeverisë Kurti për “orën policore”, anti-kushtetues

Rekomandime

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në lidhje me kërkesën e Presidentit për vlerësimin e përputhshmërisë së vendimit të qeverisë me Kushtetutën e Kosovës.Gjykata Kushtetuese ka vendosur se vendimi i Qeverisë i marrë me 23 mars 2020 nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.“Gjykata vendosi njëzëri se Vendimi [nr. 01/15] i 23 marsit 2020 i Qeverisë nuk është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenet 35 [Liria e Lëvizjes], 36 [E drejta për privatësi], 43 [Liria e Tubimit] të Kushtetutës dhe me nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4, nenin 8 (E drejta për jetë private dhe familjare) dhe nenin 11 (Liria e tubimit dhe asociimit) të KEDNJ-s”, thuhet në vendimin e gjykatës.

- Advertisement -

Gjykata konstatoj se këto kufizime që janë bëre nga qeveria nuk janë të përcaktuara me ligj andaj biejnë në kundërshtim me garancitë që përmbajnë nenet 35, 36 dhe 43 të kushtetutës.Kushtetuesja thekson se këto të drejta mund të kufizohen vetëm me ligj.Qeveria e Kosovës me datë 23 mars 2020 kishte vendosur që të kufizojë lirinë e levizjës së qytetarëve gjatë orëve 10:00 – 16:00 dhe 20:00 – 06:00.

Kundër këtij vendimi kishte dalë Presidenti i Kosovës i cili e kishte cilësuar këtë vendim në kundërshtim me Kushtetutën dhe ndaj tij kishte paraqitur ankesë në Gjykatën Kushtetuese.Vendimi i qeverisë ishte i bazuar në dy ligje, ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe ligjin për shëndetësi.Sipas Gjykatës Kushtetuese këto dy ligje nuk e autorizojnë Qeverinë që të kufizoje lirinë e lëvizjes dhe të drejtat e garantuara me kushtetutë mirëpo e autorizojnë ministrinë e shëndetësisë që të marrë masa në ato ligje.“Gjykata theksoi faktin që Vendimi i kontestuar i Qeverisë, i referohet zbatimit të dy ligjeve të lartcekura, të cilat e autorizojnë Ministrinë e Shëndetësisë që të ndërmarrë masa të caktuara në ato ligje me qëllim të parandalimit dhe luftimit të sëmundjeve ngjitëse.

Megjithatë, Gjykata konstatoi se ligjet e lartcekura, nuk e autorizojnë Qeverinë që të kufizojë të drejtat dhe liritë kushtetuese të përcaktuara me nenet 35, 36 dhe 43 të Kushtetutës në nivel të të gjithë Republikës së Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa përjashtim.”, thuhet në vendimin e Gjykatës.Kundër këtij vendimi kishte dalë Presidenti i Kosovës i cili e kishte cilësuar këtë vendim në kundërshtim me Kushtetutën dhe ndaj tij kishte paraqitur ankesë në Gjykatën Kushtetuese .Vendimi i Kushtetueses sqaroi se Qeveria nuk mund të kufizojë asnjë të drejtë dhe liri themelore përmes vendimeve, nëse një kufizim i të drejtës përkatëse nuk është paraparë me ligj të Kuvendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit