10.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Gjykata lëshon urdhër-arrest për deputetin kosovar, e pret burgu

Rekomandime

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër arrest për deputetin Etem Arifi, i cili është dënuar me vendim të të formës së prerë për mashtrimin me subvencione që kapin shumën mbi 25 mijë euro.

- Advertisement -

Lajmin për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj Arifit, e ka konfirmuar për zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se i dënuari E.A e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin i është refuzuar ankesa si e pa bazuar dhe është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I dënuari E.A është dashur që pas pranimit të vendimit të lajmërohet në Qendrën për vuajtjen e dënimit me burg, por pasi që i njëjti nuk është lajmëruar, Gjykata ka lëshuar Urdhëresë për ndalim, arrestim dhe dërgimin e të njëjtit në vuajtje të dënimit me burg”, ka thënë Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit