1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gjykata merr një vendim për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun

Rekomandime

Gjykata Themelore në Ferizaj u ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje edhe për dy muaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, të dyshuar për privimin nga jeta të 18-vjecares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.

- Advertisement -

Nga gjykata Themelore në Ferizaj kanë konfirmuar për Express, se masa e paraburgimit është vazhduar deri më 18 janar të vitit të ardhshëm.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, para dy ditësh kishte paraqitur kërkesën e paraburgimit për të dyshuarit.

“Ju njoftoj se Gjykata Themelore në Ferizaj ka vazhduar edhe për dy (2) muaj masën e paraburgimit për dy të dyshuarit”, kanë thënë për Express nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit