2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gjykata merr vendim ndaj ankesës së Djokovicit për të mos u dëbuar nga Australia

Rekomandime

Gjykata e Melbourne e ka shtyrë marrjen e vendimin ndaj ankesës së Novak Djokovicit kundër anulimit të vizës në Australia, që nënkupton se tenisti serb do të mbahet në karantinë në qytetit australian deri të hënën.

Djokovicit iu ndalua hyrja në Australi të mërkurën, pasi autoritetet kufitare ia anuluan vizën në Aeroportin e Melbourne.

- Advertisement -

Menjëherë pas vendimit për t’ia ndaluar hyrjen në Australi, Djokovici u dërgua në Park Hotel, një ndërtesë karantinimi në Melbourne, pasi u mbajt në aeroportin e qytetit për nëntë orë të tëra.

Ai nuk ishte në gjendje të ofronte dëshmi se ishte plotësisht i vaksinuar apo se kishte arsye ta forta mjekësore për t’u përjashtuar nga marrja e vaksinës.

34-vjeçari u ankua në gjykatën e Melbourne ndaj vendimit të autoriteteve australiane për refuzimin e vizës për t’u futur në vend dhe vendimi ndaj ankesës së tij është shtyrë për të hënën në orën 10:00, njoftuan zyrtarët e gjykatës.

- Advertisement -

Vendimi pritej të merrej sot dhe Djokovici të dëbohej nga vendi, por tenisti serb tani do të mbahet në karantinë deri të hënën.

Djokovic nuk ka treguar asnjëherë nëse është i vaksinuar, por në të kaluarën e ka ngritur zërin kundër marrjes së vaksinës.

- Advertisement -

Djokovic është nëntë herë kampion i Australian Open dhe po shpresonte se këtë vit do ta thyente rekordin për më së shumti tituj grand slam në histori, pasi ai ka 20, aq sa Roger Federer dhe Rafael Nadal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit