-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjykata Speciale kërkoi fakte kundër Adem Jasharit nga Serbia

Rekomandime

Specialja kërkoi material inkriminues nga Prokuroria e Serbisë për Adem Jasharin, 17 vite pas rënies së tij.

- Advertisement -

Në mars të vitit 1998, pas një rezistence disa ditore në Prekaz, ishte vrarë komandanti Adem Jashari dhe familja e tij rreth 60 anëtarëshe. Sulmi i Njësisë Speciale të Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz edhe nga Amnesty International ishte konsideruar se qëllim kishte vrasjen mizore të Adem e Hamëz Jasharit dhe familjes së tyre.

Njëjtë sikurse shumë masakra të tjera, edhe maskra mbi familjen Jashari në Prekaz ishte kryer nga forcat e rregullta policore, ku edhe pas 21 viteve ende nuk është ndëshkuar askush, përkundër që dihen me emra dhe mbiemra i tërë zinxhiri komandues, që nga polici ekzekutues deri tek presidenti famekeq, Sllobodan Millosheviq.

Për këto vrasje barbare, drejtësia ndërkombëtare asnjëherë nuk bëri përpjekje që të vendoste drejtësi dhe t’i gjykonte kriminelët serbë. Por, më 11 qershor 2015, ajo bëri krejtësisht të kundërtën.

- Advertisement -

Në mesin e mijëra dokumenteve ekskluzive të Gjykatës Speciale që dolën në publik ishte edhe një letër, ku prokurori udhëheqës David Shwendiman kishte kërkuar dokumente në Serbi për Adem Jasharin nga Vladimir Vukcevic, ish-prokuror për krime lufte.

Në letrën e tij, prokurori Shwendiman thotë se duke u nisur nga koordinimi i vazhdueshëm dhe nga takimi i mbajtur më 1 qershor 2015, Prokurorisë së Serbisë për Krime Lufte i kërkon furnizim me kopje të rasteve që kanë të bëjnë me terrorizëm nga grupet e organizuara të armatosura të kryera nga shqiptarët e Kosovës në periudhën 1981-1999, duke përmendur edhe emrin e Adem Jasharit, i cili bashkë me familjen e tij 60 anëtarëshe ishte vrarë çnjerëzisht në shtëpinë e tyre ,pikërisht nga forcat serbe 17 vite para se ai të kërkonte material inkriminues për të.

- Advertisement -

“Për më shumë, me mirësi ju kërkojmë nëse është e mundur që dokumentet e para duhet të jenë në lidhje me rastin KT nr. 139/96, gjykimi K nr. 37/97 gjykuar nga Gjykata e Distriktit të Prishtinës ndaj personave në vijim: Besim Rama, Idriz Asllani, Adem Jashari, Jakup Nura, Fadil Kadriu, Nuredin Lushtaku, Sahit Jashari, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku, Rexhep Selimi etj”, thuhet në këtë dokument të hetuesve të Gjykatës Speciale.

Shteti i Serbisë i ka kryer mbi 400 masakra çnjerëzore mbi popullsinë shqiptare në Kosovë. Mizorisht i ka vrarë rreth 13 mijë civilë të pafajshëm, ku rreth 1300 prej tyre ishin fëmijë. Forcat policore dhe ushtarake të Serbisë i kanë dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare dhe mbi një milion shqiptarë i kanë dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre. Në përpjekje për spastrim etnik, ato i kanë djegur dhe shkatërruar edhe shumicën e pronave shqiptare.

Kërkesat e drejtësisë ndërkombëtare për hetimin e viktimave të vrara mizorisht nga regjimi i Serbisë, për të cilat asnjëherë nuk mori mundin të vendoste drejtësi, janë fyerje dhe padrejtësi e shumëfishtë ndaj vetë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit shqiptar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit