1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjykata Speciale nuk ndalet as nga COVID 19, vazhdon punën

Rekomandime

Gjykata Speciale nuk e ka ndalur intensitetin e punës as gjatë pandemisë së koronavirusit. Në pritje të shqyrtimit të aktakuzave të para, zyrtarë të kësaj gjykate me seli në Hagë i kanë thënë “Kohës” se janë të përgatitur për t’i zhvilluar proceset gjyqësore.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë plotësisht funksionale dhe të përgatitura për të zhvilluar procese të drejta, të paanshme dhe të pavarura në një mjedis të sigurt. Pavarësisht pandemisë së COVID-19, Dhomat e Specializuara po vazhdojnë punën intensivisht për t’u siguruar që të përmbushet mandati i gjykatës”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se megjithatë, janë prezantuar masat brenda gjykatës për t’iu përgjigjur situatës në përputhje me rekomandimet dhe vendimet e autoriteteve përgjegjëse të shëndetit publik, duke ruajtur gjithashtu vazhdimësinë dhe funksionalitetin e plotë të Gjykatës Speciale. Sipas Doyle, këto masa përfshijnë punën në distancë dhe mbajtjen e takimeve kur të paraqitet nevoja.

Deri më tani janë deponuar dy aktakuza pranë Dhomave të Specializuara, njëra në shkurt dhe tjetra në muajin prill të këtij viti. Korriku është afati i fundit gjashtëmujor brenda të cilit duhet të konfirmohet ose të hidhet poshtë aktakuza e parë. Përmbajta e aktakuzës është konfidenciale dhe ajo bëhet publike vetëm nëse konfirmohen dyshimet e bazuara nga gjykatësi i procedurës paraprake, raporton KOHA.

“Në shkurt, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës caktoi gjyqtarin paraprak për t’i shqyrtuar aktakuzat e paraqitura nga Prokurori i Specializuar. Në prill, përsëri caktoi gjyqtarin e procedurës paraprake për të shqyrtuar një aktakuzë të re”, ka shtuar Doyle.

- Advertisement -

Gjykatësi i procedurës paraprake ka afat deri në gjashtë muaj për të marrë një vendim nëse do të pushojë ose konfirmojë aktakuzat e paraqitura nga Prokurori. Nëse konfirmohet aktakuza, atëherë fillon faza e procedurës paraprake.

Deri më tani, rreth 250 persona janë ftuar nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar në Hagë ose në zyrat e EULEX-it në Prishtinë. Shumë prej tyre janë nga hierarkia e lartë e UÇK-së dhe ish-Komandantë të Zonave.

- Advertisement -

Rreze Hoxha, hulumtuese në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se edhe pse nuk është dëgjuar për ndonjë aktakuzë të ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, vitet e fundit janë karakterizuar me ftesa të shumta nga ky institucion. Ajo ka kujtuar se disa nga këto ftesa i janë dërguar elitës së UÇK-së dhe disa prej figurave më të larta politike dhe institucionale të Kosovës si Haradinaj, Veseli dhe Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit