-0.1 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Gjykata Speciale që dënon UCK-në në emër të popullit e fal krimineIët e vërtetë nuk na përfaqëson ne

Rekomandime

Sot nisi gjykimi i ish krerëve të UCK-së. Ky gjykim po zhvillohet në emër të popullit të Kosovës. Po të cilit, të atij që mbushi sheshin, apo të atij imagjinar?

- Advertisement -

Kryegjykatësja Mappie Veldt-Foglia, teksa po ia shqiptonte verdiktin Salih Mustafës para disa muajsh tha se “ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në praninë e z.Mustafa.”

Por, pjesëtar i këtij populli jemi edhe ne dhe mijëra të tjerë që mbushëm sheshin dje. Dhe ajo gjykatë nuk më përfaqëson mua. S’më ka përfaqësuar asnjëherë, në të vërtetë. Isha kundër një gjykatë të themeluar enkas për të gjykuar një etni, shqipatërët e Kosovës që veshën uniformat për të përzënë okupatorin nga këtu, që s’linte të zezë pa i bë këtij populli.

Po, fakt që gjykatën e votuan deputetët tanë. Por, nuk na pyetën neve për këtë. Natyrisht tash duhet ta pranojmë Gjykatën Speciale pasi e krijuan institucionet tona, por që të na përfaqësojë në asnjë rrethanë. Madje, qysh sot deputetët duhet të ndërmarrin nismën për ta ndryshuar formatin e saj. Menjëherë ti hiqet karakteri monoetnik.

- Advertisement -

Kjo gjykatë duhet të merret me të gjitha krimet e kryera në Kosovë. Vetëm se duhet të fillojë nga ato më monstruozet. Askund në botë kur gjykohet një luftë nuk i jepet priportet ndalimit arbitrar, trajtimit mizor apo torturave. U jepet prioritet krimëve monstruoze ku u shfarosën me nga 500 veta përnjiheri, duke përfshirë fëmijë e pleq duarthatë, të cilët nuk e rrezikonin askënd. U shfarosën vetëm që ishin shqiptarë. Kur të qërohen hesapet me krimet monstruoze kalojmë tek ato më të pak masive e kështu me radhë. Nuk mund të vëjmë dretjësinë në vend duke e nisur nga bishti. Ashtu plaken kriminelët e qebesa edhe vdesin duke mos u ballafaquar me drejtësinë.

Duhet të fillohet menjëherë, pa pritë askënd. Nëse ne e kemi krijuar Gjykatën Kushtetuese, jemi ne ata edhe që mund ta ndryshojmë. Ndryshe, nëse nuk reagojmë qysh tash, ajo gjykatë shumë shpejt do të na ndryshojë historinë, duke na bërë clirimtarët, pra neve, agresorë e agresorët viktima./ Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit