-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gjykata Supreme i jep të drejtë Kastratit për reformën në arsim, refuzon kërkesën e prindërve

Rekomandime

Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë kërkesën e prindërve të Busavatës së për rishqyrtim të jashtëzakonshmen të vendimit të Gjykatës së Apelit për shtyrje të ekzekutimit të reformës në arsim në komunën e Kamenicës.

- Advertisement -

Kjo kërkesë është hedhur si e pa bazuar nga Supremja në vendimin e 28 prillit të këtij viti.

“Refuzohet si e pabazuar kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e paraqitur nga paditësit-propozuesit, Feim Maliqi, Hasan Maliqi, Pajtim Maliqi, Xhemail Maliqi, Dafil Orana, Granit Orana, Lulzim Orana, Selman Maliqi, Behxhet Maliqi dhe Ilir Maliqi të gjithë nga F. Busavatë, Komuna e Kamenicës kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë të datës 04.03.2021”, thuhet në aktgjykim.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati kishte marrë vendim për riorganizimin e shkollave të kësaj komune ku parashihej mbyllja e disa institucioneve arsimore dhe bartja e nxënësve në shkollat ku më shumë nxënës.

- Advertisement -

“Me qëllim të ngritjes së cilësisë në shkolla dhe për arritje të suksesit sa më të mirë tek nxënësit, Drejtoria Komunale për Arsim në Komunën e Kamenicës përmes reformës në arsim kishte planifikuar bashkimin nga klasat me numër të vogël të nxënësve në një klasë ku mesatarisht do të jenë 20 nxënës. Kështu, nxënësit do të socializohen më shumë me moshatarët e tyre, do të mësojnë së bashku, do të sfidojnë njëri-tjetrin, do të garojnë, do të mësojnë të respektojnë mendimin e tjetrit dhe do nxitet edhe më shumë të menduarit kritik dhe kreativiteti te nxënësit”, thuhet ndër të tjera në reformën e planifikuar të Komunës së Kamenicës.

Nga ky riorganizim i shkollave do të mbetnin të lira disa objekte në fshatra të ndryshme të Kamenicës.

- Advertisement -

“Ideja primare për shfrytëzimin e këtyre objekteve është hapja e Qendrave Mësimore aty ku është e nevojshme, hapja e çerdheve sipas nevojave të komunitetit, shndërrimi në biblioteka, shkolla profesionale apo arsimim për të rritur. Qëllimi është që asnjë nga këto objekte të mos mbetet pa u shfrytëzuar. Planifikimi dhe rivitalizimi i këtyre objekteve do të bëhet në pajtim me kërkesat e komunitetit për shfrytëzim sa më të mirë të këtyre objekteve dhe realizimit të qëllimeve të banorëve në atë lokacion”, thuhet tutje në reformën e Kastratit.

Javën e kaluar në Shipashnicë të Kamenicës ka pasur një përplasje mes disa prindërve me qëllim për mos t’i lënë zyrtarët komunalë që të vendosnin brenda kësaj shkolle inventarin për fëmijët parashkollorë, që është pjesë e reformave në arsim të premtuara nga kryetari Qëndron Kastrati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit