7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Shqiptarja e vetme në Parlamentin Europian shpreh mllefin ndaj taksave të BE-së

Rekomandime

Arba Kokalari nga Suedia është shqiptarja e parë që arriti të hyjë si anëtare në Parlamentin Europian.

Gjatë zgjedhjeve të 26 majit, asaj ia besuan votën shumë njerëz, duke ia siguruar kështu një ulëse në PE.

- Advertisement -

Ajo këtë të premte ka bërë një postim në Facebook, ku ka kritikuar votimin për buxhetin e ardhshëm të BE-së, rreth rimëkëmbjes nga kriza e koronavirusit.

Kokalari ka thënë se ajo dhe moderatorët do të votojnë kundër rritjes së këtyre taksave.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Tani për tani ka një votim në Parlamentin Evropian për buxhetin e ardhshëm të BE dhe një plan të rimëkëmbjes nga kriza e Corona. Ai përmban disa sugjerime të dëmshme:

Zbritja e tarifave të Suedisë në BE të hiqet

- Advertisement -

Disa taksa të reja të BE-së.

Më shumë pako grantesh.

Unë dhe moderatorët në Parlament sot votojmë JO për të rritur taksën, politikën e granteve dhe që Suedisë t’i hiqet zbritjen e saj në BE!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit