2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjykata Supreme vendos edhe zyrtarisht: Nisma-AKR-PD në Kuvend

Rekomandime

Ashtu siç ka raportuar Metro ekskluzivisht koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Ankesat nga Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për të llogaritur edhe votat e ardhura nga Serbia në rezultatin përfundimtar nga KQZ, Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë këto ankesa si të pabazuara.

Gjykata Supreme ka refuzuar të gjitha ankesat. përfshirë këtu të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së, KDTP-së, PLE-së, PDA-së e PDS-së në PZAP i cili urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor heqjen nga rezultati përfundimtar të votave të ardhura nga Serbia.
“Gjykata Supreme brenda afatit ligjor ka shqyrtuar dhe vendosur në lidhje me gjitha ankesat e pranuara nga deputet të subjekteve politike. Gjykata Supreme ka pranuar 7 ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike. Pas shqyrtimit nga ana e Kolegjit ankesa nga deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është refuzuar, ankesa nga deputetë të Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) është refuzuar, ankesa nga deputetë të Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) është refuzuar, dy ankesa nga deputetë të Lëvizja Vetëvendosje-së (LVV) janë refuzuar, ankesa nga deputetë të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDA) është refuzuar dhe Ankesa nga deputetë të Progresivna Demokratska Stranka (PDS) është hedhur poshtë si e pa-lejuar”, thuhet në njoftim.

Vetëvendosja do të ketë 3 deputetë më pak, LDK do të ketë 1 deputet më pak, PDK do të ketë 1 deputet më pak dhe AAK-PSD 1 deputet më pak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit