19.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Rukiqi e konfirmon lajmin e mirë: Çmimi i naftës ka rënë për 13%

Rekomandime

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se stabilizimi i tregut të naftës në Kosovë do të zgjasë, mirëpo ka shtuar se ka lajmet ë mira në këtë drejtim.

Rukiqi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka pasru rënie prej 13% të çmimit të naftës.

- Advertisement -

“Lajmi i mirë është se në krejt këtë tregimin e këtyre ditëve të fundit, është mbyllur çmimi i fundit 110 dollarë për barelë. 13% ka rënie me mbylljen e natës paraprake”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se kjo do të ndikojë në rënien e çmimit në Kosovë dhe se ai sektor është në monitorim dhe nuk mund të ketë manipulim me çmime.

“Kësaj here të gjithë e kanë në monitorim këtë çështje dhe është presioni tek vet sektori dhe duhet të reflektohet shpejt.

- Advertisement -

Jashtë naftës mund të ketë ndërhyrje.

Ishte një shkrim në Wall Street Journal se Princi kërkon amnisti për vasjen e atij gazetarit.

- Advertisement -

Është se nuk do të ketë rregullim të shpejt të çmimeve”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit