26.1 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Zhvillime në orët e vona, Gërvalla mban takim me grupin ndër-institucional për anëtarësim në NATO

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla ka njoftuar sonte në orët e vona, se ka mbajtur takimin e parë me grupin ndërinstitucional të punës për integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, NATO.

Gërvalla, në një njoftim në Twitter, ka thënë se pas sulmeve të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Ukrainë, Evropës i duhet një strategji e re sigurie.

- Advertisement -

“Sonte kryesova takimin e parë të grupit punues, i themeluar nga Qeveria për të rritur përpjekjet për anëtarësim në NATO. Pas sulmeve të Putinit, epoka e re në Evropë ka nevojë për një strategji të re për garantimin e paqes në kontinentin tonë”, ka thënë Gërvalla.

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot për themelimin e Grupit ndërinstitucional të punës për integrimin e Kosovës në NATO.

- Advertisement -

“Objektivat kryesore të këtij grupi do të jenë avancimi i procesit të integrimit në NATO, përfshirja sa më e shpejtë e Kosovës në Partneritetin për paqe, anëtarësimi në Kartën e Adriatikut A 5, fuqizimi i pranisë së Kosovës në mekanizmat tjerë dhe intensifikimi i bashkëpunimit me aleatët strategjik ndërkombëtar”, ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike, janë rritur që nga nisja e përpjekjeve për pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë. Liderët institucionalë të vendit, disa herë, kanë theksuar se Kosova mund të rrezikohet nga ambiciet territoriale serbe, nëse konflikti në Ukrainë përshkallëzohet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit