9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Nuk e di si më sheh Kiara nga jashtë”, Kiara i kundërpërgjigjet menjëherë, përgjigja e saj do ta ‘shkrijë’ Luizin

Rekomandime

Është një nga këngëtarët më të përfolur të momentit në botën e showbizz-it, Luiz Ejlli është banori më pretendent për të fituar çmimin e madj në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

- Advertisement -

Nga largimi i moderatores Kiara Tito, këngëtari është parë i mërzitur e së fundmi ka bërë dhe një bisedë me Visin duke u shprehur se do të dëshironte ta dinte si e sheh Kiara tani nga jashtë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i moderatores duke e quajtur ‘luan’ këngëtarin.


“Zgjohem dhe fle përballë teje. 24\24 vetëm me ty! Vazhdo përpara Luani im!”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Ndonëse Luizi tani po vazhdon i vetëm lojën brenda shtëpisë ai u shpreh se e kishte parë vetën në finale bashkë me Kiarën, tani ai ndihet i shqetësuar se si do t’i përballojë Kiara kritikat jashtë shtëpisë që bëhen kundrejt saj.

Kujtojmë se Kiara la përfundimisht garën të shtunën për çmimin e madh të “Big Brother Vip”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit