8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përveç Turqisë edhe ky shtet del kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Rekomandime

Presidenti kroat Zoran Milanoviç ka thënë se vetoja do të kthente vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj problemeve me të cilat përballen kroatët etnikë në Bosnje dhe Hercegovinën fqinje u tha Milanoviç gazetarëve.

“E kam thënë edhe më parë, kroatët në Bosnje janë më të rëndësishëm për mua se i gjithë kufiri ruso-finlandez,”-tha Milanoviç.

- Advertisement -

Sipas ligjeve aktuale zgjedhore në Bosnje-Hercegovinë, përfaqësuesit kroatë zgjidhen me votat e boshnjakëve.

Sipas mediave të huaja, Stokholmi dhe Helsinki aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO të mërkurën, megjithëse akti do të kërkonte miratimin unanim të 30 vendeve anëtare të bllokut.

E para ishte Turqia, e cila u zotua t’i thoshte jo anëtarësimit të dy vendeve skandinave, megjithëse prapa saj fshiheshin disa favore që zoti Erdogan kërkonte t’i merrte në këmbim të heqjes së vetos.

- Advertisement -

Turqia kërkoi uljen e sanksioneve nga Uashingtoni për t’u angazhuar sërish në disa programe raketore e sisteme të tjera të armatimit të rëndë.

Në lidhje me këtë, presidenti kroat Millanoviç u shpreh se ishte i bindur se Erdogan do të merrte atë që kërkonte.

- Advertisement -

“Turqia tregoi se si mund të luftohej për interesat kombëtare dhe Ankaraja me siguri nuk do të lëvizë derisa të marrë atë që dëshiron,”-tha presidenti kroat.

Komentet e fundit të Millanoviçit kanë vënë më shumë tendosje në marrëdhënien e tij tashmë të tensionuar me qeverinë e kryeministrit Andrej Plenkoviç, të cilin ai e ka akuzuar për dështimin për të mbrojtur interesat kroate.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit