9.7 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Deputeti i PDK-së tregon arsyen pse Thaçi votoi për themelimin e Gjykatës Speciales

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, ka folur për arrestimin e ish krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, derisa ka thënë se UÇK-ja ka bërë Iuftë të drejtë, por ky dënim ka shpërfaqur parregullsitë e Gjykatës Speciale.

“UÇK ka bërë luftë të drejtë. Kjo Gjykatë është e padrejtë dhe selektive, sepse ekskluzivisht po merret me shqiptarë. Pse nuk po gjakohen serbet për krimet në Kosovë?. Sot, kemi mbi 800 dëshmor të masakrës së Dubravës ku edhe vet jem i mbijetuar. Dënimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt u shqiptua në emër të popullit të Kosovës. Gucati Haradinaj dëshmuan parregullsitë në këtë gjykatë. Ne të gjithë mund të na dënojnë, por nuk mund të na ndalim dëshirën për të dashur vendin. Dënimi kundër Nasimit dhe Gucatit nuk është një e keqe që i ka ndodhur vetëm Kosovës. Kjo e keqe është e Kosovës sepse pretendimet e DicK Martit kishin burim Rusinë”, tha ai.

- Advertisement -

Ai foli edhe për votat që deputetë e PDK-së, i kishin dhënë në 2015 për ta votuar themelimin e Gjykatës Speciale.

“Kjo gjykatë është e ndërtuar mbi të dhënat e fabrikuara të Dick Martyt, mbi dëshmitë e rrejshme, mbi shpikjet e organeve serbe. Për të shpëtuar Kosovën nga këto akuza, deputetët e Kuvendit dhe udhëheqësi i UÇK-së Hashim Thaçi, në bazë të kërkesave të shteteve demokratike e përkrahi themelimin e kësaj gjykate me qëllim që të largohen këto re të zeza nga qielli i Kosovës, dhe atë me çmimin e sakrifikimit edhe të vetvetes”, ka thënë Shabani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit