1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Gjykatat serbe nisin fushatë kundër shqiptarëve në Luginë, i akuzojnë për shkelje të ligjit

Rekomandime

Gjykata serbe në Vranjë ka nisur një seri thirrjesh ndaj zyrtarëve shqiptarë që kanë përdorur simbole shqiptare në Luginë. Nga shoqëria civile kjo fushatë konsiderohet si presion ndaj shqiptarëve.

Gjykatat serbe në Bujanoc dhe Vranjë kanë nisur një fushatë ftesash ndaj personaliteteve të caktuara shqiptare të Luginës së Preshevës të cilët Prokuroria serbe i akuzon për shkelje ligjesh. Granit Sadriu, ish-drejtor i shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, është ftuar në Gjykatë me arsyetimin se ai ka shkelur ligjin derisa e ka lëshuar njërën nga sallat e këtij institucioni për manifestimin e ditës së flamurit kombëtar.

- Advertisement -

“Kjo për mua është shkelje e të drejtave të njeriut”, tha ai për RTK’në.

Nga ana tjetër departamenti special për luftimin e korrupsionit në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish, ka ngritur një aktakuzë kundër deputetit shqiptar Shaip Kamberi, për tejkalimin e ndarjeve buxhetore kur ai ishte kryetar komune.

Me aktakuza për korrupsion po përballet edhe kryetarja aktuale e Preshevës, Ardita Sinani dhe ish-kryetari i Komunës në Preshevë, Shqiprim Arifi, të cilët po përballen në gjykatat serbe.

- Advertisement -

Fushatat e tilla të gjykatës dhe Prokurorisë serbe nga njohësit e rrethanave politike po konsiderohen tendencioze në kohën kur serbe ndodhet para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare e në të cilat shqiptarët mendohet se do të marrin pjesë me një listë të përbashkët./RTK

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit