16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Mjeku popullor” në Pakistan ia ngul gozhdën në kokë gruas shtatzënë për të lindur djalë

Rekomandime

Policia në Pakistan është vënë në kërkim të një “mjeku popullor”, i cili dyshohet se goditi një gozhdë në kokën e një gruaje shtatzënë.

Gruaja mbërriti në një spital në Peshawar pasi u përpoq të nxirrte gozhdën 5 cm me pincetë.

- Advertisement -

Fillimisht, ajo u tha mjekëve se ajo e kishte kryer vetë aktin, por më vonë pranoi se e kishte bërë një “mjek popullor”, i cili e kishte siguruar atë se me këtë veprim, ajo do të lindte djalë.

Mjeku Haider Khan, një anëtar i stafit në Spitalin Lady Reading, ka thënë se gruaja ishte “plotësisht e vetëdijshme, por kishte dhimbje të jashtëzakonshme”, kur ka mbërritur në spital duke kërkuar trajtim.

Stafi në spital i tha gazetës lokale Dawn se gruaja i ishte afruar shërueses së besimit pasi kishte dëgjuar për praktikën nga një fqinje.

- Advertisement -

Ata shtuan se gruaja ishte nënë e tri vajzave dhe se burri i saj e kishte kërcënuar se do ta linte nëse ajo do të lindte një vajzë tjetër.

“Ajo është shtatzënë në muajin e tretë dhe për shkak të frikës së të shoqit shkoi te shëruesja e besimit”, tha stafi i spitalit për Dawn.

- Advertisement -

Në disa vende më të varfra të Azisë Jugore, shpesh besohet se një djalë u ofron prindërve siguri më të mirë financiare afatgjatë sesa vajzat, dhe kjo shkakton praktika shfrytëzuese, shpesh nga të ashtuquajturit “mjek popullor”.

Mjekët popullor janë relativisht të zakonshëm në disa pjesë të Pakistanit, veçanërisht në zonat fisnore veri-perëndimore. Praktikat e tyre janë të bazuara në njohuritë sufiste, ndonjëherë të përshkruara si një formë e misticizmit islam.

Aktivitetet e tyre janë të ndaluara në shumë shkolla islame.

Policia ka kaluar disa ditë duke intervistuar stafin e spitalit dhe duke u përpjekur të gjejë gruan, e cila u largua nga spitali pasi stafi i kishte hequr gozhdën nga koka, me shpresën se ajo mund t’i ndihmonte ata të identifikonin burrin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit