13.3 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Gjyqtari nga Deçani do t’i referojë Messi-së, caktohet për ndeshjen e Champions League, Brugge-PSG

Rekomandime

Gjyqtari kosovar nga Deçani, Bekim Zogaj është përcaktuar si gjyqtar anësor në ndeshjen Club Brugge – PSG.

- Advertisement -

Zogaj do ta bartë flamurin në krah, teksa e pret detyrë e vështirë të piketojë pozitat jashtë loje potenciale të këmbë shpejtëve si Lionel Messi, Kylian Mbappe e Neymar, shkruan Periskopi.

Ai do të ndajë drejtësinë së bashku me gjyqtarin kryesor, Sandro Schaer dhe asistentin tjetër Stephane De Alameida, të dy zvicëranë.

Në dhomën e VAR-it do të jetë italiani Massimiliano Irrati, ndërsa gjyqtar i katërt është Stuart Attwell nga Anglia.

- Advertisement -

Ky takim luhet të mërkurën nga ora 21:00, në stadiumin ‘Jan Breydelstadion’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit