1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Glauk Konjufca e quan Agim Bahtirin akademik

Rekomandime

Kryekuvendari Glauk Konjufca e ka cilësuar Agim Bahtirin si akademik, meqë thotë se ky i fundit i di shumë mirë interesat e popullit të Kosovës.

Këto deklarime i bëri gjatë një tubimi zgjedhor në Mitrovicë.

- Advertisement -

“Në aspektin e politikës edhe në aspektin qysh i din Agim Bahtiri interesat e këtij populli, për të tjerë kundërkandidatë mujmë me thanë që është akademik”, deklaroi Glauk Konjufca.

E në Mitrovicë, sipas Konjufcës, nëse s’je kombëtar nuk i duhesh askujt.

“Në Mitrovicë nëse nuk je kombëtar, në vijën e popullit dhe kombit tënd, nuk i vyen kërkujt hiç çka duash me ditë në botë. E në aspektin kombëtar dhe qysh i dinë interesat e popullit, Agim Bahtiri për kundër-kandidatët është akademik”, tha ai.

- Advertisement -

Kujtojmë që gjatë fushatës zgjedhore Bahtiri është kritikuar pasi gjatë leximit të emrave të kandidatëve për asamble komunale në qytetin e Mitrovicës ka gabuar disa herë.

Fillimisht, ai në vend të fjalë numër, ka thënë “umër”, e pastaj ia ka huqur emrin numrit 15 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i thënë fillimisht “Mahmut”, e që në fakt bëhet fjalë për Muhamet Pllanën.

- Advertisement -

Gabimet e tij i ka arsyetuar me mungesën e dritës në sallë ku mbahej eventi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit