-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Glauk Konjufca nuk ka fuqi t’i shkarkojë abasadorët, ja vetëm kush mund t’i çojë të gjithë në shtëpi!

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që të lirohen nga detyra shtatë ambasadorë, në mesin e tyre edhe Vlora Çitaku.

Mirëpo, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, s’ka fuqi ligjore dhe kushtetuese ta shkarkojë asnjë ambasador.

- Advertisement -

Të gjitha vendimet për rangun më të lartë diplomatik duhet të shkojnë përmes Zyrës së Presidentit.

Konjufca ka fuqinë ligjore të bëjë propozimin por jo edhe të marrë vendimin final për të kthyer apo shkarkuar një ambasador.

Kushtetuta e Republikës i jep kompetenca ekzekutive Shefit të Shtetit kur në pyetje janë emërimet dhe shkarkimet e udhëheqësve të ambasadave.

- Advertisement -

“Emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me propozimin e Qeverisë”, shkruan në nenin 84, pika 25 e Kushtetutës.

- Advertisement -

Sipas Ligjit, Presidenti mund të kërkojë përfundimin e mandatit të një ambasadori nëse bën kërkesë vetë ambasadori; për shkak të vlerësimit negativ të punës së tij; për shkelje të ligjeve; kur shteti pranues kërkon një gjë të tillë;

“Tërheqja e të gjithë përfaqësuesuesve të tjerë diplomatikë, duke mos e përfshirë shefin e misionit, për të njëjtat arsye të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, bëhet me urdhërin e Ministrit të Punëve të Jashtme”, shkruan në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm.

Këta janë ambasadorët që Konjufca ka kërkuar ta lirojnë detyrën:

Vlora Çitaku
Edon Cana
Lirim Grejçevci
Shpend Kallaba
Mimoza Ahmetaj
Ylber Hysa
Ramadan Avdiu

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit