3.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Thaçi i reagon Qeverisë Kurti: Unë jam kryesori në politikën e jashtme

Rekomandime

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Washington ku është takuar me një numër të lartë zyrtarësh të administratës së Donald Trump me të cilët ka diskutuar për dialogun me Serbinë.

E për këtë vizitë e takimet në Washington kreu i shtetit është kritikuar nga Qeveria në Prishtinë. Kurti kishte thënë se para se të shkonte në Amerikë do të duhej t’i raportonte Kuvendit të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Lidhur me këto deklarime të kryetarit të Qeverisë për media janë përgjigjur nga Zyra e Presidencës, të cilët kanë thënë se Presidenti është shef i politikës së jashtme.

Kjo përgjigje vjen pikërisht edhe në kohën kur ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, ka kërkuar largimin nga detyra të 6 ambasadorëve, përfshirë edhe Vlora Çitakun.

Presidenti i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë kushtetues, i cili udhëheq me politikën e jashtme.

- Advertisement -

Si Zyre e Presidentit, në emër të presidentit Thaçi, qysh nga dhjetori i vitit 2019-të i kemi shprehur me shkrim gatishmëri Kuvendit, që presidenti t’i drejtohet deputetëve, por kjo seancë ende nuk është organizuar.

Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër, që presidenti kërkon t’u drejtohet deputetëve.

- Advertisement -

Po ashtu, presidentit Thaçi i subordinohen të gjitha palët që janë pjesë e politikës së jashtme, në këtë rast edhe qeveria dhe kryeministri, që kanë rol zbatues të politikës së jashtme dhe këshillues për propozimet e tyre dhe jo anasjelltas”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

Thaçi përndryshe sot ka kërkuar edhe zyrtarisht që Kuvendi i Kosovës t’ia mundësojë të raportojë gjatë të mërkurës për takimet që ka pasur në Washington me njerëzit e Trump dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit